Detaje nga Tragjedia/ Vriten teksa pinin kafe, mes tyre mikesha e kryeministres Meloni

Zbardhen detaje nga tragjedia e një dite më parë në Itali, shkaku i vrasjes së tre grave mes tyre dhe mikesha e kryeministres Meloni, ka qënë për konfliktet mbi pronën. Një ditë më parë tre gra u vranë kur një burrë hapi zjarr në një kafene në Romë, duke plagosur katër persona të tjerë.Viktima kanë mbetur Sabina Sperandio, 71, Elisabetta Silenzi, 55 dhe Nicoletta Golisano, 50 vjeç. Ata që ishin brenda po mblidheshin si pjesë e komitetit të banorëve të një blloku lokal.
Autori i kësaj ngjarje është identifikuar 57-vjeçari Claudio Campiti. Ai është dërguar në një stacion policie në jug të Romës për t'u marrë në pyetje, por ai ka heshtur para hetuesve duke mos iu përgjigjur ansjë pyetje. Në momentin e arrestimit, 57-vjeçarit iu gjetën gjithsej 170 fishekë. Sipas asaj që mësohet, ai ka qëlluar shtatë deri në tetë herë në drejtim të viktimave. Prokuroria Publike e Romës kundërshton rrezikun e arratisjes nga ana e 57-vjeçarit, por në momentin e arrestimit atij i janë gjetur pasaporta, rroba në një çantë shpine dhe gjashtë mijë euro para kesh.
Kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi një nga gratë e vrarë si mikeshën e saj Nicoletta Golisano. Emrat e grave të tjera të vdekura janë Elisabetta Silenzi dhe Sabina Sperandio. Në një postim në Facebook, ku i dërgoi ngushëllimet familjes së zonjës Golisano, Meloni tha se do ta kujtonte gjithmonë shoqen e saj “të bukur dhe të lumtur”.
“Nicoletta ishte një nënë mbrojtëse, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por mbi të gjitha ajo ishte një profesioniste me një ndjenjë detyre jashtë të zakonshmes… Nikoletta ishte shoqja ime. Nuk është e drejtë të vdesësh kështu”, shkroi Meloni.
Meloni tha gjithashtu se një poligon qitjeje nga i cili dyshohet se kishte vjedhur armën e përdorur në sulm ishte mbyllur dhe ishte nën hetim. Policia ende nuk ka komentuar motivin e të dyshuarit, i cili është përmendur nga shtypi italian, por jo zyrtarisht. Sulmi nuk mendohet të ketë qenë politik. Raportet sugjerojnë se i dyshuari dhe bordi i banorëve të pallatit kanë qenë në një mosmarrëveshje të ashpër për disa kohë.
-
Sanksione ndaj Rusisë/ Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen sot
12 Dhjetor, 07:49 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



