
“Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur”/ Vëllai i Liridonës: Ne po e mbajmë veten por...

Vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leondard Ademaj ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
“Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nënën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha vëllai i të ndjerës.
Ai shtoi se në ditën e ngjarjes, Liridona ka qenë tek në shtëpi dhe e kishte këshilluar që të mos shkonte tek bashkëshorti i saj, por ajo vendosi që të shkonte.
“Pasi ka mbërritur në Prishtinë, ka folur me babin dhe i ka treguar që kanë mbërritur por që po shkojnë të hanë darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të shokuar. Nuk doja ta besoja që Liridona ka vdekur, kam shkuar në spital në Gjakovë dhe kam kërkuar t’ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë. Fëmijëve nuk u kemi thënë gjë akoma, ende nuk e dinë se nëna e tyre ka vdekur”, ka deklaruar Leonard Ademaj.
-
Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja epiqendra dhe magnituda
3 Dhjetor, 11:15 -
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128