Gërvalla takon Kaja Kallas në Luksemburg: Kosova të trajtohet si partnere e barabartë në proceset integruese

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ku theksoi rolin kyç të BE-së për ruajtjen e stabilitetit dhe ofrimin e drejtësisë për qytetarët evropianë.
Gërvalla kërkoi në Luksemburg ku po mbahen takimet e Kallas me ministrat e Ballkanit Perëndimorë, që Kosova të trajtohet si partnere e barabartë në proceset integruese, duke përshpejtuar rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Ajo theksoi se mbështetja për Kosovën duhet të konkretizohet me hapa të qartë, si përmbyllja e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe heqja e masave të padrejta. Gërvalla shtoi se e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën dhe se angazhimi i saj në rajon është një burim stabiliteti për të gjithë Evropën.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


