Hyn në fuqi vendimi/ Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës

Gjermani lejon konvertimin e patentave për shoferët nga Shqipëria e Kosova duke nisur nga dita e sotme.
Këtej e tutje konvertimi i patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi sot në Berlin, Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.
“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat. Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”. Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të qenë vetë i pranishëm në tribunën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
