Greqi/ “Gjyshi më detyronte të shihja film porno që 4 vjeç”. Trondit e mitura me rrëfimin e një abuzimi për 9 vite rresht

Një gjysh në Rethymno, Greqi, ka përdhunuar mbesën e tij për nëntë vite rresht.
Sot e mitura është 14-vjeç, ndërsa makthi i saj me gjyshin ka nisur që prej moshës 5-vjeçare.
Rasti u bë i njohur për policinë një javë më parë, kur 14-vjeçarja nuk duroi dot ferrin në të cilin po jetonte, duke tentuar t’i jepte fund jetës. Për fat të mirë adoleshentja shpëtoi.
Protothema.gr shkruan se e mitura kishte prerë damarët. Kanë qenë familjarët ata që e kanë çuar direkt në spital të miturën. Atje e mitura ka rrëfyer përdhunimin prej nëntë vitesh nga gjyshi i saj me origjinë indiane. Siç e përshkroi ajo, gjyshi nga ana e mamit 68 vjeç e detyronte të shikonte filma porno që kur ishte 4 vjeç, ndërsa një vit më vonë filloi ta abuzonte seksualisht me të.
Për herë të pare e përdhunoi në tualetin në shtëpinë e tij! Përdhunimi sistematik i të miturës u ndërpre në vitin 2020, kur e mitura 12 vjeçe asokohe, kërkoi ndihmën e vëllait të saj që ndodhej në shtëpi.
Ai e shpëtoi nga një përdhunim tjetër. Por mesa duket vëllai i saj nuk ka nxjerrë zë që atëherë, duke e mbajtur përdhunimin e motrës të fshehtë.
Prokurori Publik i Rethymnos dhe hetuesi i Rethymnos lëshuan një javë më parë një urdhër arresti ndaj 68-vjeçarit indian për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe keqtrajtim të të miturës në mënyrë të paligjshme. Mbrëmjen e së hënës ai u arrestua në zonën e Unitetit Rajonal në Rethymno.
-
Varret masive/ Gjenden trupat e 131 personave në Donetsk
25 Tetor, 10:59 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



