Gjysmë milion ukrainas janë deportuar me forcë në Rusi, nuk ka asnjë mundësi për t'i kontaktuar

Mykyta Poturayev, kreu i komitetit humanitar të parlamentit ukrainas, u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se gjysmë milioni qytetarë ukrainas u deportuan nga Ukraina në Federatën Ruse pa miratimin e tyre.
Ai tha se nuk kishte “asnjë mundësi” për të kontaktuar me këta njerëz dhe i bëri thirrje Kryqit të Kuq që të vendosë kontakte me të zhdukurit.
Poturayev tha se ishte i shqetësuar për fatin e atyre ukrainasve që ai thotë se ishin dërguar në Rusi, duke u thënë ligjvënësve evropianë:
"Ne dimë për të ashtuquajturat kampe filtrimi për qytetarët ukrainas. Ky është një nga drejtimet e mundshme të veprimtarisë së Kryqit të Kuq, të paktën për të gjetur këta të dëbuar dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me ta në territorin e Federatës Ruse."
Alexandra Boivin, një zyrtare e Kryqit të Kuq, tha se organizata e saj po fliste me autoritetet ruse për mundësitë për të ndihmuar këta njerëz, duke shtuar:
"Pyetja nëse mund të konfirmojmë se njerëzit janë zhvendosur me forcë në këtë moment është një pyetje të cilës nuk mund t'i përgjigjem… por sigurisht që është një çështje shqetësuese."
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

