Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin në NATO

20 Prill 2022, 15:13 / KOSOVA ALFA PRESS

Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën për

Rusia ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën nëpërmjet rrugëve diplomatike, për pasojat e anëtarësimit në NATO. Këtë lajm e ka bërë me dije zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova. "Ne kemi lëshuar të gjitha paralajmërimet tona si publikisht ashtu edhe përmes rrugëve diplomatike dypalëshe," ka thënë Zakharova nëpërmjet transmetuesit, Rusi-24.

"Suedia dhe Finlanda e dinë për këtë, nuk do të kenë asgjë për t'u habitur, ata u informuan për gjithçka, se çfarë do të ndodhi." Kujtojmë se parlamenti i Finlandës do të hapë sot një debat, ku do të vendosi nëse do të kërkojë anëtarësimin në NATO, pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një rritje të mbështetjes politike dhe publike për t'iu bashkuar aleancës ushtarake.

Pavarësisht paralajmërimit të Rusisë për një kërcënim bërthamor në Balltik nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen aleancës ushtarake, kryeministrja e Finlandës tha se vendi i saj tani do të vendoste shpejt nëse do të aplikonte apo jo  për anëtarësim.

 

Po ndodh...

ide