COVID-19 në Kosovë, asnjë humbje jete dhe 22 raste të reja

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 1.011 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 22 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
20 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.824.870 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.004 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.011 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328.
Në total numri i rasteve aktive është 436.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
