Hungaria bëhet sërish pengesë, nuk lejon kalimin e armëve në Ukrainë përmes territorit të saj

Hungaria nuk i mbështet sanksionet kundër Federatës Ruse për naftën dhe gazin dhe nuk do të lejojë kalimin e armëve në Ukrainë përmes territorit të saj.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Szijjarto e bëri deklaratën pas një takimi me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Ukrinform duke cituar Anadolu.
“Ne nuk mund ta detyrojmë popullin hungarez të paguajë çmimin e kësaj lufte. Kjo është arsyeja pse ne nuk miratojmë sanksionet për naftën ose gazin natyror (kundër Rusisë)”, tha Szijjarto.
Ministri i Jashtëm hungarez vuri në dukje se disa vende lejojnë përdorimin e territorit të tyre për të furnizuar me armë Ukrainën, por Hungaria nuk do ta bëjë këtë. Ai sqaroi se vendi mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
Udhëheqësi i Hungarisë, aleati i vjetër i Rusisë, Viktor Orbán njoftoi fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të dielën (3 prill). Kështu, kreu i qeverisë do të mbajë postin e lartë për të katërtën herë.
Pas pushtimit rus të Ukrainës (24 shkurt 2022), Orban bëri fushatë kryesisht për të parandaluar pjesëmarrjen e trupave dhe armëve hungareze në konflikt. Në të njëjtën kohë, ai mbështeti shumicën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të fundit në Ukrainë.
Në një intervistë me gazetarët ukrainas më 5 prill, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu besimin se kryeministri hungarez Viktor Orbán kishte frikë nga ndikimi i Federatës Ruse në vendin e tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

