Ja cilët ka emëruar Putin për të qeverisur katër rajonet e aneksuara të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar krerët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara ilegalisht, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Katër liderët e sapoemëruar do të qeverisin derisa krerët zyrtarë për rajonet të zgjidhen në përputhje me ligjin rus, raportoi TASS të mërkurën.
Të katërt janë të njëjtët zyrtarë që udhëhoqën rajonet nën pushtimin rus përpara se Putini të nënshkruante dokumentet e aneksimit, të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Denis Pushilin do të jetë në krye të Republikës Popullore të Donetskut (DPR) dhe Leonid Pasechnik është kreu i Republikës Popullore të Luhanskut (LPR), sipas TASS. Yevgeny Balitsky do të jetë guvernator në rajonin e Zaporizhzhia, dhe Vladimir Saldo është tani guvernatori në detyrë në rajonin Kherson.
Të katër zyrtarët nënshkruan të ashtuquajturat traktate për aneksimin e katër rajoneve në Rusi më 30 shtator gjatë një ceremonie në Kremlin.
-
Japonia rihap ambasadën në Kiev pas 7 muajsh
5 Tetor, 09:28 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


