Ja si do të jetë numri i burrave dhe grave në 2050-n në botë

Në Tokë, që nga mesi i viteve 1960, ka më shumë meshkuj se femra. Në vitin 2021, e para e tejkaloi të dytën me 44 milionë njësi.
Megjithatë, gjërat janë të destinuara të ndryshojnë.”Në vitin 2050 meshkujt dhe femrat do të jenë sërish në barazi numerike, si rezultat i disa tendencave të vazhdueshme demografike”, shkruan focus.it.
”Peë Research Center”, qendra amerikane e studimit që mban gjurmët e fenomeneve demografike, sociale dhe ekonomike, shpjegon se në dekadat e ardhshme popullsia botërore është e destinuar të plaket, nga njëra anë për shkak të uljes së lindshmërisë, nga ana tjetër falë faktit se jemi më jetëgjatë.
Çfarë lidhje ka gjinia e të porsalindurit?
Kur një pjesë e madhe e popullsisë botërore është e re dhe për rrjedhojë lindin më shumë fëmijë, ka edhe më shumë djem, sepse në momentin e lindjes përqindja e foshnjave meshkuj priret të jetë më e lartë.
Kjo nuk është aq për shkak se ngjizen më shumë meshkuj (shanset në konceptim janë 50 dhe 50), por sepse vdekshmëria e fetuseve femra gjatë shtatzënisë është në përgjithësi më e lartë.
Për më tepër, në disa vende fort patriarkale, ku vajzat shihen si barrë dhe gratë të diskriminuara, ky dallim rreptësisht biologjik përkeqësohet nga praktika e abortit selektiv dhe nga vrasja e foshnjave të vajzave të porsalindura.
Në fakt, popullsia globale po plaket dhe, pas lindjes, femrat jetojnë më gjatë në shumicën e vendeve. Për shkak të arsyeve gjenetike dhe faktorëve të sjelljes, vdekshmëria e meshkujve është në fakt më e lartë. Përveç kësaj, më shumë burra kanë vdekur nga CoViD-19 në tre vitet e fundit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
