Kina me "dorë të hekurt", sanksione për shtatë zyrtarë të Tajvanit

16 Gusht 2022, 10:08 / KOSOVA ALFA PRESS
Kina me "dorë të hekurt", sanksione për shtatë

Këtë të martë, Kina vendosi sanksione ndaj shtatë zyrtarëve dhe ligjvënësve tajvanezë. Këta të fundit akuzohen si të pabesë dhe që kanë kërkuar e duan pavarësi nga Pekini.

Sanksionet vijnë pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin këtë muaj, një udhëtim që Kina tha se kishte dërguar një sinjal të gabuar për ato që i konsideron si forca pro-pavarësisë, shkruan "Reuters".

Në mesin të sanksionuarve janë ambasadori i Tajvanit në Shtetet e Bashkuara, Hsiao Bi-Khim, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Tajvanit, Wellington Koo dhe politikanë nga Partia Demokratike Progresive në pushtet në Tajvan.

Një zëdhënës u shpreh se të sanksionuarit nuk do të mund të vizitojnë Kinën, Hong Kongun dhe Makaon.

Firmat dhe investitorët e lidhur me to gjithashtu nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Kinë.

Po ndodh...