Kurti ja del! VV merr shumicën absolute në Kosovë, siguron 56 ulëse në Kuvend

28 Dhjetor 2025, 22:24 / KOSOVA ALFA PRESS

Kurti ja del! VV merr shumicën absolute në Kosovë, siguron 56

Pas procesimit të 95% të votave në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Vetëvendosje (VV) dhe kryetari i saj, Albin Kurti, dalin fitues të qartë, duke marrë rreth 49.79% të votave. Kjo i siguron partisë 56 ulëse në Kuvend, duke i dhënë një shumicë absolute për formimin e qeverisë së re.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.19%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 13.77%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.74% të votave, duke u mbajtur si forcë më e vogël në parlament.

Rezultatet tregojnë një fitore të fortë për VV-në dhe vazhdimësi në udhëheqjen e Albin Kurtit, ndërsa partitë e tjera mbeten në rolin e opozitës.

Po ndodh...