Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

28 Dhjetor 2025, 21:22 / KOSOVA ALFA PRESS

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave, duke bë që militantët e saj të nisin festën.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.



Po ndodh...