Lajçak në prag largimi, paralajmëron fazë të re në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

20 Prill 2024, 09:41 / KOSOVA ALFA PRESS

Lajçak në prag largimi, paralajmëron fazë të re
Diplomati sllovak, Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi.

BE-ja e ka nominuar atë për Ambasador në Zvicër ndërsa vet Lajçak zbulon se mandati i tij skadon më 31 gusht.

Unë sapo kam filluar vitin e pestë dhe mandati im përfundon më 31 gusht” ka thënë sllovaku.

“Nuk ka pasur kurrë një debat, nuk kam planifikuar asnjëherë të largohem apo të mbetem më gjatë. Është e logjikshme që me lidershipin e ri të Bashkimit Evropian, është gjithashtu mirë që të fillojë një fazë e re e procesit. Pra, deri më 31 gusht, jam plotësisht përgjegjës dhe plotësisht i përkushtuar ndaj këtij procesi”, ka shtuar emisari.

Duke folur rreth emisarit/ ndërmjetësit të ri që pritet të marrë pozitën ish- kryediplomati sllovak thotë se nuk i takon atij të flas. Lajçak thotë se e njeh mirë ish- presidentin slloven Borut Pahor që ka shfaqur ambicie për ta marrë detyrën.