Mbetën të vdekur 2 persona, dalin pamjet nga sulmi me armë zjarri në Roterdam! Dy objekte u përfshinë nga flakët pas të shtënave

28 Shtator 2023, 21:13 / KOSOVA ALFA PRESS

Mbetën të vdekur 2 persona, dalin pamjet nga sulmi me armë zjarri

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi me armë zjarri në Roterdam të Holandës, ku mbetën të vdekur 2 persona.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se ngjarja ndodhi në orën 14:00 me orën lokale, ku një 32-vjeçar qëlloi me armë zjarri në dy lokacione, në një banesë dhe në një qendër shëndetësore.

 

Sipas burimeve nga Policia, pas sulmit, zjarret kanë shpërthyer në të dy lokacionet që u sulmuan.

Është e paqartë se sa njerëz u lënduan në secilin vend, megjithëse policia tha se ata ishin ende në kërkim të viktimave.

Videot në mediat sociale tregojnë se policia i udhëzon studentët, disa me uniformë mjekësore, të largohen nga vendi i ngjarjes ndërsa mbërrijnë oficerët e armatosur.

Pamjet kapin një burrë të veshur me rroba të kamufluara që merret nga qendra mjekësore në pranga, i cili është një 32-vjeçar, i dyshuar si autori i sulmit.

Ndërkohë që hetimet për zbardhjen e ngjarjes po vijojnë, ende nuk ka asnjë të dhënë për motivet e sulmit.

Për të parë pamjet gjatë momentit të sulmit klikoni KËTU.

Po ndodh...