Në kërkim nga Interpoli, arrestohet serbi në Kosovë
29 Nëntor 2023, 09:38 / KOSOVA

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Zhetkovc të Zveçanit një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale kontrabandë mallrash, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.
Siç njofton policia, pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga Interpol.
“Fsh. Zhetkovc, Zveçan 10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
