Në këtë vend shpallet gjendja e jashtëzakonshme, stuhitë i kthejnë rrugët në lumenj (Video)

New York është përfshirë nga reshje të shumta shiu ditën e sotme, duke u kthyer në një kërcënim për 25 milionë banorë të qytetit.
Sipas asaj që shkruan CNN-it, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje duke pezulluar qarkullimin në disa akse rrugore, vonesa në fluturime, si dhe shërbimin e metrosë në Brooklyn. Po ashtu u përmbyt një shkollë në Brookyn ku autoritetet u detyruan të evakuonin nxënësit.
Guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson mëngjesin e sotëm.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe krytari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, i cili në një konferencë për shtyp tha se “Gjendja është e rrezikshme, ndërsa priten reshje shiu në orët në vijim”.
Megjithatë nuk raportohet për humbje njerëzore, përveç se atyre dëmeve materiale.
Subways in Brooklyn are already starting to flood as heavy rain continues across the New York metro area. #NYwx pic.twitter.com/jSyfawKoJq
— FOX Weather (@foxweather) September 29, 2023
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
