Negociata në Mariupol? Rusia hedh poshtë propozimin e Ukrainës: Gjest teatror!

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia ka hedhur poshtë propozimin e Ukrainës për të zhvilluar bisedime paqeje në qytetin port të Mariupol.
I pyetur në lidhje me perspektivën e bisedimeve, Lavrov tha se ishte një "gjest teatror" nga Ukraina dhe "ata ndoshta donin një tjetër skenë tronditëse".
Ai përsëriti pretendimin e Rusisë se ajo ishte ende duke pritur për një përgjigje nga Volodymyr Zelenskiy për propozimin e saj me shkrim. Presidenti ukrainas ka thënë se nuk e ka parë apo dëgjuar për dokumentin që Kremlini tha se kishte dërguar.
"Nëse flasim për qëndrime serioze për të punuar si pjesë e bisedimeve, ata më mirë t'i përgjigjen propozimeve tona sa më shpejt të jetë e mundur", tha ministri rus.
Lavrov tha se ishte shumë herët për të folur se kush do të ndërmjetësonte negociatat, por ai shtoi se Moska ishte e angazhuar për një zgjidhje diplomatike përmes bisedimeve për Ukrainën.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

