
Ngecje në dialog? BE: Korniza është e qartë, Borrell e drejton, Kosova dhe Serbia i dinë mirë obligimet

E pyetur nga një gazetar për mundësinë e përfshirjes së Institutit Evropian për Paqe në procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë duke qenë se sipas gazetarit ka një ngecje, një nga zëdhënëset e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero thotë se aktualisht ka një dialog të cilin e drejton Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me Miroslav Lajcak dhe se palët i dinë mirë obligimet.
“Përgjigja është e qartë. Kemi një dialog që lehtësohet nga BE dhe që ndërmjetësohet nga Borell dhe Lajcak. Palët e dinë shumë qartë për gjërat që duhet të bëhen. Ato janë pajtuar patë. Ato e dinë sigurisht që progresi në normalizim është ai që do t’i çojë në progres në rrugën drejt integrimit. Mendoj që gjërat janë të qarta dhe korniza është e qartë”, ka thënë Pisonero.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128