Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani: Konstituimi brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion!

Një ditë më parë, Osmani zhvilloi takime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pas takimit, Kurti tha se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit.
“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti.
Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, kanë ripërsëritur kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Përkundër plot 41 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.
Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.
Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./rel
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


