"Nuk na ndal askush", Vuçiç fton për herë të parë edhe Kosovën në 'Ballkanin e Hapur'

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili pak ditë më parë u betua se Kosova do të jetë përjetë pjesë e vendit që drejton, gjatë fjalës së tij në Samitin e Ohrit, për herë të parë i ka bërë ftesë shtetit të dytë shqiptarë në rajon që të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Ai gjithashtu tha se kjo nismë nuk mund të ndalet dhe propozoi që takimi i ardhshëm të mbahet në Serbinë jugore.
“Kjo inciative është dicka që nuk mund të ndalet, është një ide shumë e mirë. Të gjithë janë të mirëseardhur. Dëshiroj që të përparojmë marrëdhëniet tona, të formojmë grupe pune për të lehtësuar sa më shumë, propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në fund të verës në Beograd, që të formojmë grupet e punës për të diskutuar si të tekalojmë vështirësitë në ushqime, si ti mbijetojmë dimrit. Janë të mirëseardhur në këto marrëveshje, edhe përfaqësuesit e Prishtinës, Malit të Zi e Bosnjes. Të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta. Unë jam krenar që kjo iniciativë, që askush nuk e ndoqi, sot nuk mund të hyje, dhe këtu s na ndalon askush. A do të na happen negociatat varet nga të tjerë, ajo që cdo herë varet nga ne është si do jetojmë me fqinjët tanë. Ne presim helikopterët për shuarjen e zjarreve, presim verë të nxehtë dhe do ndihmojmë fqinjët, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Dhe presim prej tyre ndihma të tjera. Kam dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha. Nuk e kam sindromën e faljes. Urdhëroni nëse dëshironi, jeni të mirëseardhur, i gëzohem takimit me ju.” u shpreh Vuçiç.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


