Pentagoni paralajmëron Moskën: Përgjigje të menjëhershme për kërcënimet bërthamore

Pentagoni ka paralajmëruar që nëse Moska përdor sulmet bërthamore si kërcënim, do të marrë përgjigje të menjëhershme. Sipas të dhënave të siguruara nga Kievi, Rusia ka kryer 4500 sulme me raketa kundër Ukrainës dhe gjithsej 8000 sulme ajrore që nga fillimi i pushtimit.
Ditën e sotme, autoritetet pro-ruse njoftuan se kishin përfunduar evakuimin e të gjithë popullsisë civile. Sergej Kiriyenko, i cili kishte vizituar më parë trupat ruse në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia shkoi në qytetin jugor të Kherson, që konsiderohet pika kyce e konfliktit por edhe zona ku mund të ketë negociatë për t’i dhënë fund luftës.
Rusët kanë forcuar vijën mbrojtëse në bregun perëndimor të lumit Dnipro, duke përdorur rezervistët e mobilizuar javët e fundit. Ndërkohë Moska thotë se mobilizimi i pjesshëm ka përfunduar dhe 80 mijë persona kanë dalë në frontin e luftës.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Sigurisë ruse, Dmitry Medvedev uroi Elon Musk për blerjen e Twitter dhe i dha një mesazh për Ukrainën. “Ndaloni së bëri biznes me Starlink në Ukrainë.” Pas luftës, Starlink siguroi rrjetin e internetit në Ukrainë pas kërkesës së qeverisë pasi ishin shkatërruar rrjetet e shërbimit prej forcave ruse.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
