“Plumbin e ka ende në kraharor”/ Mjekja zbulon gjendjen e policit të plagosur në veri të Kosovës

Të enjten mbrëma një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur gjatë një sulmi ta armatosur në veriun e Kosovës. Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Polici menjëherë me ekipet emergjente është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Të premten, drejtoresha e këtij spitali i dha detaje Nacionales për gjendjen e Policit. Sipas saj gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai është goditur me një plumb në krahor. Plumbin e ka ende në trup. Si rrjedhojë polici duhet tranferuar për në QKUK për intervenim shëndetësor.
“Mbrëmë ka ardhë polici i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik. E ka plumbin në kraharor- në shpatull. Pritet me u transferu në Prishtinë për intervenim. Përndryshe gjendja e tij është e mirë- stabile”, i tha Nacionales drejtoresha e Spitalit.
-
-
Alarm për bombë në shtatë shkolla dhe disa qendra tregtare në Shkup
9 Dhjetor, 11:57 -
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


