Po vjen çasti historik?/ DASH: Serbi- Kosovë, në ditët në vijim pritet marrëveshja përfundimtare

Pas takimeve intensive në Beograd, Prishtinë dhe në Bruksel të zyrtarëve të lartë të SHBA dhe BE me udhëheqësit e Serbisë dhe të Kosovës, më në fund mësohet se në ditët në vijim pritet të ketë një marrëveshje përfundimtare dhe historike mes këtyre dy vendeve.
Lajmin e konfirmon Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili deklaroi se e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje finale që mund të arrihet “ditët në vijim”.
Përmes zëdhënësit të Departamentit, Ned Price, DASH tha se SHBA-të përkrahim Bashkimin Europian si ndërmjetësues të dialogut dhe se kanë qenë në krah të Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje finale.
“E mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor”, tha Price, duke theksuar se sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon”, tha mes të tjerash Price.
Kujtojmë se mes Kosovës e Serbisë janë firmosur disa marrëveshje të rëndësishme, ku një prej tyre ishte ajo e ndërmjetësuar në Uashington nga ish-presidenti Donald Trump, por ende nuk është arritur njohja e Kosovës nga Serbia.
-
Shqiptarët po ikin, merreni seriozisht ju lutem!
25 Tetor, 10:22 -
-
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


