Policia mësyn bankat serbe në veri, sekuestrohen dinarë, euro dhe monedha të tjera
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Bankën Popullore të Serbisë dhe degën e drejtorisë së Thesarit të Serbisë në komunën e Leposaviçit. Nga ky aksion janë sekuestruar miliona dinare dhe dhjetëra mijëra dollarë e euro.
“Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5 milionë e 772 mijë e 313 dinarë serbë, 57 mijë e 626 dollarë amerikanë, 10 mijë e 835.00 euro dhe 2 mijë 790 franga zvicerane, dy pajisje kompjuterike dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, tha policia e Kosovës.
Autoritetet kanë deklaruar se ky rast ka të bëjë me pastrimin e parave dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, ndërsa po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin jashtë ligjit të këtyre institucioneve.
Ky veprim i policisë së Kosovës lidhet me një tjeter aksion të këtij viti në katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, në kohën kur u mbyllën gjashtë objekte ilegale serbe.
Këtyre aksioneve iu parapriu një vendim i Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren e saj të re, e cila ndaloi përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.
Rregullorja që parashikon euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave, është kundërshtuar fuqishëm nga Serbia.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128