Putin nuk lejohet në funeralin e Mbretëreshës, Kremlini: Veprim imoral!

Veprim imoral, kështu e ka vlerësuar Rusia vendimin për të mos ftuar asnjë zyrtar rus në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth.
Zëdhënësja e Kremlinit për Ministrinë e Jashtme, Maria Zakharova tha se Rusia ende ia përcjell simpatinë e saj popullit britanik, pavarësisht mospërfilljes.
Në një deklaratë të lëshuar për agjencinë e lajmeve Tass, Zakharova tha: Zyra e Jashtme Britanike informoi ambasadën ruse në Londër për vendimin e saj për të shmangur ftesën e Rusisë, përfshirë zyrtarë të lartë të ambasadës, për të marrë pjesë në ceremonitë e zisë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Ajo vazhdoi: Ne besojmë se përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për të përfituar nga një tragjedi kombëtare që preku zemrat e miliona njerëzve anembanë botës për të larë hesapet me ne gjatë ditëve të zisë është thellësisht imorale.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona të thella popullit britanik për humbjen e madhe që i pësoi”,- tha ajo.
-
Çekia dëbon nga puna diplomatin e lartë, i lidhur me inteligjencën ruse
16 Shtator, 14:44 -
Sulmohen me thikë dy policë në qendër të Londrës, autori në pranga
16 Shtator, 13:45 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



