Rojet bregdetare turke godasin emigrantët me shkopinj dhe i shtyjnë në detin Egje

Një video që tregon rojet bregdetare turke duke i shtyrë me forcë emigrantët drejt Greqisë është në qendër të vëmendjes.
Videoja u shpërnda në Twitter nga Ministri grek i Emigracionit dhe Azilit, Notis Mitarakis, i cili vë në dukje se në video shihet rojet bregdetare turke duke i shtyrë emigrantët drejt Greqisë.
Siç shprehet ministri grek, kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe e deklaratës së përbashkët të Bashkimit Evropian me Turqinë.
Videoja është filmuar nga një refugjat që u shpëtua nga autoritetet greke sipas medie helene Prothema.gr.
“Kjo është një provë e mëtejshme e instrumentalizimit të flukseve të emigrantëve nga Turqia”, thotë Notis Mitarakis.
Siç shihet edhe në video, varka e incidentit, e cila mësohet se ka ndodhur në Egje, është e mbushur me emigrantë të cilët dëshpërimisht po bërtasin kundër praktikave të dhunshme të turqve.
Footage from Turkish coastguard violently pushing forward migrants to Greece, in violation of international law and the EU joint statement. This video was filmed by a refugee who was saved by ????????. It is further proof of the instrumentalization of migration flows by ???????? #migration pic.twitter.com/sXG74VxBYo
— Νότης Μηταράκης - Notis Mitarachi (@nmitarakis) October 5, 2022
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
