Shpërthim në Mitrovicën e Veriut, 2 të plagosur
16 Janar 2024, 07:50 / KOSOVA

Një shpërthim ka ndodhur në veri të Mitrovicës pak para mesnatës së djeshme.
Një mjet shpërthyes, me shumë gjasa granatë dore, është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik.
Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Gazetën Express se dy persona janë plagosur në Veri të vendit si rezultat i shpërthimit.
“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani për Express.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Nga Demush Shasha
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128