'Si një robot politik' , si e komentuan mediat britanike fjalimin e parë të Rishi Sunak

24 Tetor 2022, 19:15 / KOSOVA ALFA PRESS

'Si një robot politik' , si e komentuan mediat britanike fjalimin

Rishi Sunak është kryeministri i tretë që thirret të marrë përsipër "pataten e nxehtë" të qeverisjes së Britanisë së Madhe brenda dy muajsh.

Kreu i ri i Partisë Konservatore, në një fjalim që zgjati gati 1 minutë e 50 sekonda u tingëllua "unifikues" dhe "i përulur", duke dashur në këtë mënyrë të ndryshojë strategjinë nga paraardhësja e tij Liz Truss dhe gjithashtu nga Boris Johnson.

Çfarë tha ai në fjalën e tij?

Në fjalimin e tij të parë si udhëheqësi konservator, Rishi Sunak premtoi se do të shërbejë "me integritet dhe përulësi", pasi Mbretëria e Bashkuar përballet me një "sfidë të thellë ekonomike".

 Ai e filloi fjalimin e tij duke nderuar Lis Truss dhe udhëheqjen e saj, duke thënë se ajo shërbeu "në rrethana jashtëzakonisht të vështira".

 “Ndihem i përulur që u zgjodha lider i Partisë Konservatore dhe Unioniste”, tha Sunak gjatë fjalës së tij dhe vazhdoi duke thënë se është privilegji më i madh i jetës së tij, “të mund t'i shërbej partisë që dua dhe vendit që i detyrohem kaq shumë ”.

Në të njëjtën kohë Sunak shtoi “nuk ka dyshim se jemi përballë një sfide të thellë ekonomike. Tani na duhet stabilitet dhe unitet. Dhe unë do ta bëj prioritetin tim më të lartë bashkimin e partisë dhe vendit tonë. Sepse vetëm në këtë mënyrë do të kapërcejmë sfidat me të cilat përballemi dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, më shpresëdhënëse për fëmijët dhe nipërit tanë. Unë zotohem t'ju shërbej me integritet dhe përulësi dhe të punoj çdo ditë për të ofruar për popullin britanik".

Në të njëjtën kohë shtypi britanik shkruan se fjalimi i Sunak ishte plot siklet dhe jashtë karakterit të tij.

Madje, mediat britanike komentuan edhe faktin se Sunak po lexonte fjalët e tij nga një autoque.

 Kjo u pa edhe në video, teksa ai bëri një pauzë të sikletshme sapo mbaroi fjalën.

Nga ana e saj, redaktorja politike e Sky News Liz Bates, duke komentuar këtë ngjarje të veçantë, tha se ishte "si të shikoje një robot politik" dhe shtoi se herët a vonë Sunak do të detyrohet të dalë në plan të parë të skenës politike britanike. 

Ndërsa  Guardian shkroi se " Nuk ishte një fjalim. Fjalimi i Sunakut ishte prej druri dhe përmbajtja e fjalëve të tij nuk arriti të largohej nga klishetë'.

Megjithatë, Guardian komenton si një fakt pozitiv që Sunak falënderoi paraardhësin e tij Liz Truss . 

Media britanike shkroi se falënderimet e tij ishin bujare, ndërsa komentoi raportin në lidhje me "integritetin dhe përulësinë, sugjeron se ai dëshiron të distancohet nga paraardhësit e tij".

Ndërsa media tjetër britanike Mirror shkroi: “Fjalimi i parë i Rishi Sunak pasi u konfirmua si Kryeministër i ri përfundoi në 90 sekonda – por ai gjeti ende kohë për një pauzë tepër të vështirë pasi pushoi së foluri'.

Po ndodh...

ide