“Ti je k*rvë”/ Vrasja që tronditi Pejën, viktima vuante prej vitesh dhunën nga burri, dyshime për probleme psikologjike
Peja u trondit mëngjesin e djeshëm pasi Gjyljeta Ukella u qëllua dy herë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Edmond Lajqi, në kokë. Ata ishin në shtëpi me 3 fëmijët e tyre dhe ende nuk dihet cili ishte motivi i ngjarjes. Autori është arrestuar dhe ka pranuar krimin para policisë.
Sipas policisë, viktima prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti, i cili dyshohet se vuan nga probleme psikologjike. Ata jetonin së bashku, pavarësisht se më herët Ukella e kishte denoncuar për dhunë.
Gazetarja Leonita Bajrami ka sjellë për “Shqipëria LIVE” detaje të tjera mbi ngjarjen.
“Dyshohet se autori vuante nga probleme psikologjike, teksa ai jetonte në një banesë me viktimën. Më herët ai ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje pikërisht ndaj viktimës, por është i vetmi rast i denoncuar dhe nuk dihet nëse ka pasur edhe episode të tjera dhune.
Në rasti ne vitit 2021, thuhet se ai kishte kryer dhunë psikologjike ndaj Gjyljeta Ukellës, duke e fyer me fjalë si ‘ku*v”, “gjysma e Pejës janë frajerat (dashnorët) e tu’.
‘Pikërisht ne shtëpinë e tij, ushtron dhunë psiqike ndaj bashkëshortes të tij, të dëmtuarës Gjyljeta Ukella, ne atë mënyrë që, ditën kritike pas një zënke verbale qe kishin në mes veti, (për shkak se i pandehuri ka 3-4 vite vazhdimisht e ofendon me fjalë të dëmtuarën ) duke i thënë se ‘ti je k*rvè, vëllai yt do të të ndajë dhe të të martojë me shokët e tij, gjysma e Pejës, janë frajerat e tu’, e shumë fjalë të tjera, ku e njëjta e lajmëron rastin në polici’, thuhet konkretisht në aktakuzë.“- tha gazetarja.
ide
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Edi Rama krekoset si kaposhi në majë të plehut!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128