Video emocionuese/ Momenti kur u shpall pavarsia e Kosovës 15 vite më parë

17 Shkurt 2023, 11:04 / KOSOVA ALFA PRESS

Video emocionuese/ Momenti kur u shpall pavarsia e Kosovës 15 vite më

Pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, më17 shkurt të  vitit 2008 Kosova e shpalli pavarësinë.

Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë.

Deklaratën e pavarësisë e kishte lexuar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. 

Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh urimi sa i takon kësaj dite të rëndësishme.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, shkruan Rama, krahas një foto të shpërndarë në rrjete sociale.

 

 

Po ndodh...