Vrasja e 18-vjeçarit jetim, flet avokati: Ngjarje mizore! U la në rrugë për disa orë…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 18-vjeçarit në Koosvë, nga dy djem të tjerë. Avokati, Meshari Selimaj, është shprehur se vrasja e tij, duhet cilësuar si vrasje e rëndë, sipas dispozitave të kodit penal, nisur nga fakti se ai është përplasur fillimisht me makinë më pas është goditur me shufra hekuri.
Duke shpjeguar nenet e kodit penal, ai tha se prokurorët e gjyqtarët duhet ta kenë parasysh kur të ngrenë akuzat, se vrasje e rëndë cilësohet vrasja në mënyrë mizore dhe dinake, e njëjtë me atë të 18-vjeçarit.
Ai tha gjithashtu se vrasje e rëndë konsiderohet edhe ajo kur pasi autorët e kanë sulmuar viktimën keq, e lënë në vendngjarje dhe largohen pa u interesuar për gjendjen e tij, gjë që sipas tij ka ndodhur edhe në vrasjen e 18-vjeçarit në Kosovë.
“Është dispozita e kodit tonë penal, vrasje në mënyrë mizore dhe dinake. Ligjvënësit e kanë parë që kur viktima është rrahur dhe është lënë jashtë për orë të tëra.
Sipas kodit penal, vrasja mizore është që kur sulmuesit pasi e kanë goditur fortë viktimën, e kanë lënë në vend.
Pra pa e ditur nëse do të përmendet ai apo jo. Do të rrijë një orë, 2 orë, apo gjithë natën. Procedura për të mitur është procedurë shumë e shpejtë. Duhet të merren shpejt deklaratat dhe çështja të çohet për gjykim”, tha avokati.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
