“Vuçiç po planifikon sulm”/ Kurti i përgjigjet deklaratave: Po shkakton atmosferë frike

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur në rrjetin social X deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Shefi i qeverisë në Prishtinë shprehet se është Presidenti serb që po krijon një atmosferë që ngjall frikë, kur iu drejtohet Perëndimorëve duke thënë se “Albin Kurti po provokon luftë”.
“Me pretendimet e rreme se shqiptarët po marshojnë mbi urë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç synon të krijojë një atmosferë frike dhe të shkaktojë reagimin e KFOR-it në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do të përgjigjet.”
Kurti nënvizon se asnjë shqiptar nuk po marshon në urën e Ibrit dhe nënvizon se mund të ketë një sulm nga ana e Serbisë në territorin e Kosovës, ashtu siç ndodh zakonisht pas akuzave të forta të Vuçiçit, referuar edhe incidenteve të mëparshme, si rasti i Banjskës.
“Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç pretendon ai rrejshëm. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë synuar të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, deklaron kryeministri Kurti.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
