Vulin konfirmon “Serbinë e madhe”, Petkoviç: Kurti promovon idenë kriminale të ‘Shqipërisë së Madhe’
Intervista e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për median zvicerane ka irrituar zyrtarët e Serbisë. Kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviç, pretendon se “i vetmi që ëndërron territore të pastruara etnikisht është Albin Kurti”.
“Në të njëjtën kohë, ai promovon pa maskuar krijimin kriminal të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen në Ballkanin Perëndimor, ndërhyn në proceset zgjedhore të vendeve fqinje, duke gjeneruar krizë pas krize, duke dashur të rindezë fuçinë e barutit”, pretendon Petkoviç.
Por deklaratën e tij e rrëzon zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, që nxjerr në pah qëllimin e vërtetë të Botës Serbe.
“Bota serbe është mënyra ime për të bashkuar serbët përmes lidhjeve kulturore, arsimore, sportive dhe ekonomike, në mënyrë që lidhjet e tilla të çojnë në rritjen e serbëve në një komb të vetëm politik që merr të gjitha vendimet kyçe së bashku dhe në një qendër, dhe pastaj fillon të krijojë Institucione të përbashkëta për të krijuar në fund të luftës përmes një procesi të durueshëm dhe paqësor një ent të vetëm shtetëror serb që do të bashkojë serbët e të gjitha besimeve”, tha Vulin.
Vulin shton se kjo është ëndrra e tij, që përkthehet si kthim në ekzistencë të ish-Jugosllavisë. E teksa këto qëndrime zyrtarizohen në qeverinë e Beogradit, ministri serb për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar, Nenad Popoviç, shkoi në Rusi për të firmosur dy marrëveshje për tregtinë, bashkëpunimin ekonomik dhe shkencor.
Ai tha se Serbia dhe Rusia kanë qenë bashkë në luftërat ballkanike, luftën e parë botërore dhe të dytën, ndërsa falënderoi presidentin Vladimir Putin, që sipas tij me veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, bëri që Kosova të mbetej pjesë e Serbisë.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128