Zgjedhjet në Kosovë, mbi 2 milionë shtetas me të drejtë vote
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar listën e qytetarëve që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sipas së cilës janë gjithsej 2 milion e 75 mijë zgjedhës.
Nga numri i përgjithshëm i votuesve, 1 milion e 970 mijë kanë të drejtë të votojnë në vendvotime në Kosovë, dhe 104 mijë persona janë të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës.
Kjo shifër bën dallim shumë të madh në krahasim me numrin e qytetarëve të regjistruar në Kosovë, që është 384 mijë, theksojnë mediat në Kosovë.
Lidhur me këtë rast, anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, tha se në listën zgjedhore janë qytetarët të cilët do të jenë mbi 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve, si dhe të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit, si dhe personat e vdekur, familjet e të cilëve nuk janë të regjistruar, përfundoi ai.
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128