“E kapi për krahu dhe e futi në tualetin e meshkujve”/ Shqiptari tenton të përdhunojë ukrainasen në Itali, përfundon në burg

26 Prill 2022, 17:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

“E kapi për krahu dhe e futi në tualetin e meshkujve”/

Autoritetet italiane kanë vendosur në pranga një 24-vjeçar, i cili ka tentuar të përdhunojë një të re ukrainase.

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë të re ukrainase.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një klub nate të Firences, ku shqiptari e ka kapur vajzën për krahu, e ka future në tualetin e meshkujve me forcë dhe e ka mbajtur të mbyllur. Më pas ai ka tentuar ta përdhunojë, por ndaloi vetëm kur e reja ukrainase e bindi se do të ishte më mirë të shkonin në një vend më intim.

Ajo ka mundur të t’i shpëtojë shqiptarit dhe e ka denoncuar atë. 24-vjeçari tashmë ndodhet në burg.

 

Po ndodh...

ide