OKB-ja duhet të tregojë se mund të ndihmojë për të ndalur luftën në Ukrainë

Kur Rusia pushtoi Ukrainën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i tha menjëherë Moskës se kishte shkelur Kartën e OKB-së dhe kërkoi që presidenti Vladimir Putin të tërhiqte trupat e tij.
Që atëherë, ne nuk kemi dëgjuar shumë nga kryediplomati botëror.
OKB-ja supozohet të jetë në gjendje të zgjidhë konfliktet dhe të ndëshkojë agresorët. Pushtime të tjera, të tilla si Iraku ndaj Kuvajtit, kanë çuar në sanksione të OKB-së. Jo këtë herë.
Rusia është një anëtare e përhershme, me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së – që do të thotë se asnjë vendim i madh nuk mund të merret pa miratimin e saj.
Pra, çfarë mund të arrijë shefi i OKB-së në Moskë? Realisht, siç thotë ai vetë, bëhet fjalë për shpëtimin e jetëve.
Diplomacia e OKB-së mund të mos funksionojë, por ana humanitare e OKB-së po funksionon, shkruan nga Gjeneva Imogen Foulkes e BBC.
Qasja për agjencitë e ndihmës në qytete si Mariupol do të ishte një sukses domethënës për OKB - dhe një lehtësim i madh për njerëzit që jetojnë në bodrume me pak ushqim ose ndihmë mjekësore.
Një armëpushim i negociuar nga OKB-ja duket i pamundur – asnjëra palë nuk duket e gatshme për këtë.
Por nëse punonjësit humanitarë të OKB-së do të mund të bënin punën e tyre, kjo do të ndryshonte kushtet në terren për civilët dhe do të ishte një sinjal i rëndësishëm se OKB-ja ende ekziston dhe mund të jetë ende e dobishme.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


