Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

20 Dhjetor 2025, 22:39 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë

Kryeministri Edi Rama organizoi mbrëmjen tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, një event që mblodhi ambasadorë dhe përfaqësues të lartë diplomatikë në një atmosferë festive dhe simbolike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga pritja, të shoqëruara me mesazhin “Krenarë për Shqipërinë”, ndërsa publikoi edhe një videokartolinë me momente nga darka tradicionale e organizuar me këtë rast, teksa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përcolli urimet për festat e fundvitit dhe falënderoi trupin diplomatik për bashkëpunimin gjatë vitit që po mbyllet.

“Me lejoni të ngre këtë dolli për shëndetin e mirë të familjeve tuaja, për harmoninë në familjet tuaja dhe falënderime për secilin prej jush për gjithçka keni bërë,” u shpreh Rama.

Mbrëmja e fundvitit me trupin diplomatik është kthyer tashmë në një traditë të konsoliduar, duke shërbyer si një moment reflektimi për vitin që përfundon dhe si një sinjal për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Po ndodh...

ide