Monopoli i Allajbeut në Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës: E kemi vjelë gjobën 400 mije euro, nuk e hetuam tani sepse…

Autoriteti i konkurrencës ka reaguar sot pas lajmit të një dite më parë në Top Channel se teksa ka gjobitur gjashtë kompani të grumbullimit të fruta perimeve, ka falur monopolin e Klodian Allajbeut, tregun më të madh agro-ushqimor në vend.
Sipas autoritetit të konkurrencës, ndërmarrja EKMA Albania SHPK nuk ishte subjekt i këtij hetimi sepse “nuk ushtron aktivitet grumbullimi të produkteve bujqësore, por operon në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve agro-ushqimore në Tiranë”.
Per të më mbështetur këtë argument Autoriteti kujtoi edhe që gjobën e vendosur 7 vjet më parë ndaj kësaj kompanie e ka vjelë në masën 100%.
Megjithatë, eksperte të shumtë të fushës, por edhe deputeti socialist Erion brace kanë deklaruar publikisht se kompania EKMA Albania SHPK është pjesë e rëndësishme e monopolit tregut të fruta perimeve. Kjo kompani ndikon direkt në rritjen e çmimeve përmes tarifave që u vendos grumbulluesve sa i përket marrjes me qira të ambienteve brenda tregut më të madh agro-ushqimor në vend.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

