Ofendoi gardianët dhe Safet Bajrin, dhunohet në burgun e Reçit Sokol Sanxhaktari

20 Dhjetor 2025, 23:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ofendoi gardianët dhe Safet Bajrin, dhunohet në burgun e Reçit

Sokol Sanxhaktari, i cili është dënuar me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian Lamçes është dhunuar në burgun e Reçit.

Gjithçka ka ndodhur pak ditë më parë pas një sherri që nisi fillimisht mes Sanxhaktarit dhe disa gardianëve që shërbejnë brenda burgut.

Në konflikt më pas ka hyrë dhe Safet Bajri e miqtë e këtij të fundit, të cilët janë të izoluar në burgun e Reçit në Shkodër.

I dënuari Sokol Sanxhaktari, ka nisur konfliktin me një nga gardianët e brendshëm të burgut dhe këta të fundit janë përpjekur ta vënë nën kontroll.

Mes Sokol Sanxhaktarit dhe Safet Bajrit, janë shkëmbyer sharje dhe ofendime, prandaj të dyja palët janë përfshirë në përplasje fizike.

Në këtë sher kanë ndërhyrë dhe shokët e tjerë të Safet Bajrit, të cilët kanë rrahur Sokol Sanxhaktarin.

Pas dhunimit, Sokol Sanxhaktari është nxjerrë nga sektori duke e akomoduar në një vend tjetër.

 

Po ndodh...

ide