Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesën e Adriatik Llallës, avokati: Vendim i çuditshëm

22 Prill 2022, 11:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesën e Adriatik

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg.

Trupa gjykuese e përbërë nga anëtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, vendosi të mos e pranonte kërkesën.

Llalla u ndalua në Itali, ku dhe iu mohua kërkesa për azil. Ai ka pretenduar se vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe sipas tij mund të përkeqësohet nga qëndrimi në burg.

Seanca u mbajt në Gjykatën e Lartë, ku SPAK përfaqësohej nga drejtuesi Arben Kraja. Ai u shpreh se sëmundja e Llalës ka qenë prej kohësh e ditur, pork jo nuk e ka penguar në ushtrimin ne detyrës.

Avokati i Lallës tha se vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i çuditshëm, pasi edhe Gjykata e Apelit në Itali nuk ka pranuar ekstradimin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ka një çudi shumë të madhe, sa kohë që Gjykata e Apelit në Itali e ka pranuar gjendjen e tij të rënduar, ndaj edhe nuk e ka pranuar ekstradimin. Unë sot në Gjykatën e Lartë nuk isha për ekstradimin, por për gjendjen shëndetësore, shqetësimin shëndetësor e ka njohur gjykata në Itali. Gjykata e Lartë nuk e njohu referuar edhe pasionit tuaj për ti futur njerëzit në burg, të medias pra”, tha Hazizaj.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Ai akuzohet se nuk ka dekalaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjykata vendosi gjithashtu edhe konfiskimin e pasurisë, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë në periferi të Tiranës. Apeli i GJKKO-së, gjithashtu vendosi se ish-kryeprokurori nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.

 

Po ndodh...