Përfundon në pranga 29-vjeçari në Gjirokastër, transportonte emigrant nga vendet e treta

27 Prill 2022, 09:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfundon në pranga 29-vjeçari në Gjirokastër,

Policia ka finalizuar me sukses operacioni policor të koduar "ROAD GUARD 15", ku kanë përfunduar në pranga një 29-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare në cilësinë e provës material janë sekuestruar një automjet dhe dy aparate celulare.

Bëhet me dije se materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Njoftimi i Policisë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "ROAD GUARD 15".

Transportonte 7 emigrantë nga vendet e treta, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celulare.

Shërbimet operacionale dhe shërbimet e kufirit të gjelbër të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër dhe shërbimet FRONTEX, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "ROAD GUARD 15".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kapën në flagrancë, në aksin rrugor Libohovë-Nepravishtë, Gjirokastër, shtetasin N. Zh., duke transportuar me automjet, 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Zh., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Po ndodh...

ide