Shpërthim tritoli në Durrës, nuk ka të lënduar

23 Prill 2022, 08:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthim tritoli në Durrës, nuk ka të lënduar

Një shpërthim tritoli i regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Katund i të Ri në Durrës.

Policia njofton se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të 54-vjeçarit, Hysen Gashi. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë Durrës:
Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Po ndodh...