Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën 2 vëllezër 15 dhe 13 vjeç!

9 Shkurt 2022, 11:26 / AKTUALITET ALFA PRESS
Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën

2 vëllezër, 15 dhe 13 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës. Teksa po udhëtonin me një çiklomotor të drejtuar nga babi i tyre, familja e komunitetit rom është goditur nga një makinë e drejtuar nga Xhoni Muço, 23 vjeç i cili ka rezultuar të ketë qenë në gjendje të dehur.

15-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa sot ka humbur jetën në spital edhe 13-vjeçari.

Xhoni Muço, 23 vjeçar, i dehur në timon, është shoferi që u ka marrë jetën 2 fëmijëve romë mbrëmjen e djeshme në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...