A keni dëgjuar ndonjëherë për ‘pasaportat Nansen’?

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, kujtojmë Laureatin e Çmimit Nobel, Fridtjof Nansen (1861-1930) - eksplorues polar dhe origjinator i "pasaportave Nansen" për refugjatët.
Në vitin 1922, norvegjezi Fridtjof Nansen u bë Komisioneri i parë i Lartë për Refugjatët i emëruar nga Liga e Kombeve. Pas Luftës së Parë Botërore, ai ishte përgjegjës për shkëmbimet e 400,000 të burgosurve të luftës midis Rusisë, Gjermanisë, dhe ish Austro-Hungarisë. Nansen u angazhua gjithashtu në punë lehtësuese humanitare në vitin 1921, gjatë urisë së rëndë në Bashkimin Sovjetik. Puna e tij në emër të të burgosurve të luftës dhe njerëzve të uritur i fitoi atij çmimin e paqes.
Nansen ishte një shkencëtar, hero polar, aktivist politik dhe diplomat. Ai mori një doktoraturë në zoologji në 1888. Në të njëjtin vit, ai ishte i pari që kaloi akullin e brendshëm të Groenlandës. Më pas ai nuk arriti në Polin e Veriut, por megjithatë u bë i famshëm ndërkombëtarisht. Nansen ishte një veprimtar nacionalist kur Norvegjia u largua nga bashkimi i saj me Suedinë në vitin 1905.
Pas vitit 1922, Liga e Kombeve pajis me “pasaporta Nansen” për refugjatët pa shtet për t’i mundësuar atyre të kalojnë kufijtë kombëtarë. Nansen u bë vetë përgjegjës për rivendosjen e grekëve dhe turqve pas luftës midis dy vendeve. Në vitet e fundit të jetës, ai mori përsipër kauzën armene. Midis viteve 1922 dhe 1942 u lëshuan 450 000 pasaporta Nansen.
Nansen u nderua me çmimin Nobel për Paqen 1922./ Përgatiti Klodi Stralla
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
