Blaise  Pascal (1623-1662)/ Në përvjetorin e tij të lindjes

19 Qershor 2022, 12:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Blaise  Pascal (1623-1662)/ Në përvjetorin e tij të lindjes

 

Bleze Paskal u lind ne Clermont-Ferrand te Frances ne 19 qershor 1623, ne kohen e "Le Roi Soleil" - Luigjitte XIV-te.

Që i vogël, dëshironte të dinte gjithçka, të kuptonte gjithçka, të zbulonte gjithçka e të vërtetonte gjithçka, duke përfshirë këtu edhe vërtetimin e ekzistencës të Zotit.

Për t’u dëfryer, dhe pa ndihmën e askujt, që në moshën 9 vjeçare, përcaktoi shumën e këndeve të trekëndëshit.

Mungesa e së ëmës ndikoi fuqimisht mbi jetën e tij: ngrohtësinë e prehrit të dashur, që i mungonte, u mundua ta zëvendësojë duke shfrytëzuar në kulm zgjuarsinë, me të cilën ishte i pajisur si askush nga moshatarët e tij. Te atit i bënte aq shumë pyetje, sa ai, duke mos qenë në gjendje t’i përgjigjej, e lejoi të lexojë gjithçka dëshironte në bibliotekën e madhe të familjes.

I emëruar nga mbreti Komisar i Taksave përgjithë Normandinë, babai i tij, Etien Paskal, e kalonte kohën duke bërë llogari, duke numëruar e stër numëruar shtyllat e pafundme të numrave. Blezi e dëgjonte shpesh duke numëruar, sepse mbledhjet, zbritjet, shumëzimet e pjesëtimet nuk i dilnin kurrë të sakta. Si t’ia bënte për ta ndihmuar?

Ai projektoi një “Makinë llogaritëse” dhe e realizoi në praktikë ne vitin 1641, kur ishte vetëm 18 vjeç ! Makina funksionoi !

Blezi vijon me etjen e pashuar kërkimet e veta. Bën eksperimente të ndryshme që dëshmojnë se edhe ajri ushtron shtypje (presionin), studion natyrën e vakumit, duke çuar përpara shumë punime në fushën e fizikës të lëngjeve, te ndërmarra më parë nga Toricelli( ne fizikë, për nder te tij, sot përdoret si njësi matëse e shtypjes paskali-Pa).

Që në moshën 16 vjeçare ai publikoi një punim në fushën e gjeometrisë deskriptive dhe mandej edhe një punim te dytë nga fusha e lojës me zare, duke hedhur bazat e teorisë të probabilitetit, të dyja shkenca që do të konturoheshin vetëm pas një shekulli më vonë nga matematicienët e tjerë të kohës.

Pas vdekjes të teatrit, për një farë kohe, djaloshi ndjek jetën e salloneve mondane. Mendon, madje, edhe të martohet. Por kjo nuk e bën aspak të lumtur. Përkundrazi. Ndjehet fare i mjerë. Pastaj, edhe i sëmurë. Që në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare i nis një sëmundje e çuditshme: kriza me akullimin e këmbëve e me dhimbje të forta koke. E ndjen veten si të ishte buzë një gremine, gati për t’u rrokullisur në fundin e saj të errët. Këtyre trazirave të tmerrshme, i shtohet një edhe më e madhe: nuk ia del dot mbane shtëvërtetojë ekzistencën e Zotit.

Nata e 23 nëntorit 1654 shënon për të një kthesë tepër të madhe: Blezi e kupton se ekzistenca e Zotit nuk mund të vërtetohet duke përdorur kryesisht arsyen. Është Zoti vetë ai që e bën hapin e parë. Është ai që i dhurohet njeriut. Hyji i Biblës, i zbuluar nga Jezusi, nuk është Hyj i largët, i fshehur në pafundësinë e hapësirës, por Hyj i afërt, që mund të njihet me zemër, që gjendet në zemër të vetë jetës. Kjo përvojë e Hyjit e shndriti, e bëri të rilindë. Gëzimi i tij ishte i pakufishëm; ky po, ishte zbulimi më i madh i jetës së tij, e zanafillë e dy veprave të mrekullueshme: ‘Lettres provinciales’ (Letrat provinciale) e Pensées (Mendime), kush pa losenidete e thella filozofik e tij.

Blez Paskal, matematikan, fizikan, shpikës, filozof, moralist e teolog vdes më 19 gusht të vitit 1662, në moshën 39 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të tillë shkencore e fetare, që e bënte pavdekshemërin e tij. Midis tyre mund të përmendim: Essembikoniket (1640), Eksperimentet e reja për boshllëkun (1647), Përmbledhje eksperimentesh për ekuilibrin e lëngjeve (1648), Traktati trekëndëshit arithmetik (1654), Provincialet (korespondenca 1656-1657), Elementet e gjeometrisë (1657), Mbi frymën gjeometrike dhe Artin e bindjes (1657), Historia e ruletës (1658), Mendime (1669 pas vdekjes), Një përmbledhje e jetës te Jesu Krishtit ( e gjetur dhe publikuar ne 1840)

Dhe mos harroni se të gjitha këto punë u bënë në mesin e shekullit të17-të  nga një gjeni që jetoi vetëm 39 vjet!/ Përgatiti Klodi Stralla

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128