Dita e fotografisë/ Njihuni Kristaq Sotirin, mjeshtri mes Nju Jorkut dhe Korçës!

19 Gusht 2022, 12:21 / MADE IN ALFA NGA KLODI STRALLA

Dita e fotografisë/ Njihuni Kristaq Sotirin, mjeshtri mes Nju Jorkut dhe

Ishte francezi Louis Daguerre ai që në 19 gusht 1839 realizoi fotografinë e parë dhe shumë shpejt, kjo zeje artistike njohu vetëm përmirësime të pandalshme.

Fillimisht dhoma e errët, pastaj pllaka negative, solucioni zhvillues dhe së fundi stampimi. Sot, me fotografimin digital, të gjitha këto procese i takojnë historisë. Falë fotografisë, historia, gazetaria, por edhe jeta private e njeriut morri një rrjedhë tjetër, dokumentare dhe emocionale.

Ashtu si Shkodra krenohet me dinastinë e njohur “Marubi”, Korça krenohet me mjeshtrin e saj Kristaq Sotiri, të cilin gjej rastin sot ta kujtoj në këtë ditë ndërkombëtare të fotografisë.

Kristaqi lindi në fshatin Mborje të Korçës më 1883 dhe vdiq në Korçë më 1970. Që në moshë të re filloi të marrë mësimet e para të fotografisë te kunati i tij Kristo Sulidhi i cili ishte fotograf dhe patriot. Rreth vitit 1900 emigroi në SHBA ku punoi tek fotografi dhe mjeshtëri i fotografisë George Steckel.

Në vitin 1921 u shkëput nga kjo studio për të hapur në Neë York studion e tij private. Një vit më vonë për arsye familjare kthehet në atdhe dhe në vitin 1923 çeli studion e tij “Studio Sotir” e cila shumë shpejt u bë e njohur dhe e dashur për popullin korçar. Ai punoi atje deri në vitin 1963, vit në të cilin e mbylli për arsye të moshës së tij 80 vjeçare. Arkivi i tij numuron rreth 15.000 negativë në xham dhe në film.

Nuk ka familje të vjetër korçare që të mos e ketë “Studio Sotiri” pjesë të historisë të familjes të vet. Më 1992 Presidenti i Republikës i jep titullin “Artist i Popullit” (pas vdekjes) si një ndër të parët shqiptarë që kultivoi profesionin e fotografit duke e kthyer atë në art.

Dita e fotografisë/ Njihuni Kristaq Sotirin, mjeshtri mes Nju Jorkut dhe

Dita e fotografisë/ Njihuni Kristaq Sotirin, mjeshtri mes Nju Jorkut dhe

Dita e fotografisë/ Njihuni Kristaq Sotirin, mjeshtri mes Nju Jorkut dhe

 

Po ndodh...