Histori/ Kur gjeniu i Fizikës Max Planck i lutej Hitlerit ti falte jetën e djalit: Dëgjo një plak lypsarë!

6 Gusht 2022, 11:13 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Histori/ Kur gjeniu i Fizikës Max Planck i lutej Hitlerit ti falte

Në 20 korrik të vitit 1944 një grup komplotistësh gjermanë, kryesisht ushtarakë, tentuan të vrisnin Hitlerin.

Sulmi me bombë dështoi dhe hakmarrja ishte e jashtëzakonshme. Mes personave të përfshirë në incident, dhe mes të dënuarve me vdekje, ishte edhe emri i Erwin Planck, djalit të Max Planck-ut, fizikanit të njohur gjerman, atit të Mekanikës kuantike.

Planck u përpoq të përfitonte nga prestigji që ai gëzonte në Gjermani për t’i falur jetën djalit të tij, dhe për këtë i shkroi një letër personalisht Hitlerit, duke iu lutur të rishqyrtonte vendimin e tij. Megjithatë, kërkesa e tij u injorua dhe Erwini u ekzekutua me varje në litar në 23 janar të vitit 1945. Ja përmbajtja e letrës:

"Fyhreri im!

Jam thellësisht i tronditur nga mesazhi që djali im Erwini është dënuar me vdekje nga gjykata popullore. Mirënjohja për arritjet e mia në shërbim të vendit tonë, që ju, Fyhreri im, ma ke shprehur vazhdimisht dhe nderuar, më bën besimplotë se do ta dëgjosh një lypsar plak 87 vjeçar.

Në mirënjohje të popullit gjerman për veprën time jetësore, e cila është bërë pasuri e përjetshme intelektuale e Gjermanisë, lyp jetën e djalit tim" Max Plack

Hitleri, si kryetar shteti kishte të drejtën e faljes, por në këtë rast, nuk e ushtroi. Pse? Vështirë ta thuash, ndonëse Erwini nuk ishte drejtpërdrejt pjesëmarrës në komplot. Mbase ka dashur të tregojë se Ligji është një për të gjithë, ndonëse pas 3 muajve ai vrau veten dhe Gjermania kapitulloi. 

Planck, kishte humbur edhe një djalë tjetër në Luftën e parë botërore, dhe, kujtimi i tij dhe veçanërisht mosha e thyer, e detyruan të përulet. Ai vdiq pas katër vitesh në 1949, në moshën 90 vjeçare, me një jetë të suksesshme në shkencë por shumë fatkeqe në atë personale.

Histori/ Kur gjeniu i Fizikës Max Planck i lutej Hitlerit ti falte

Përgatiti: Klodi Stralla

Po ndodh...