“Les sans-culottet” e revolucionit freng/ Nga përbuzja e aristokratëve tek kryengritja, çfarë mbeti në histori

Me këtë emër thirreshin, me përbuzje, nga Aristokracia dhe Kleri, turmat manifestuese popullore në ditët e para të Revolucionit francez të 14 korrikut 1789. Ata mbanin pantalona me vija dhe jo “culottes” (kilota), simbol i veshjes të aristokracisë të kohës.
Ja si e përshkruan Pere Duchesne se kush ishte një “sans-culotte” në vitin 1789:
“Është një qenie që ecën ngahera në këmbë, qe nuk ka miliona siç do të dëshironte të kish secili prej jush, nuk ka kështjellë, s’ka as shërbëtor që t’i shërbejë. Ai banon, nëse ka, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, në katet e ulta të ndërtesave. Ai është i dobishëm, di të punojë tokën, të korrë e të shijë grurin, ta ndërtojë shtëpinë vetë, të bëjë këpucë, veshje dhe vegla pune, duke derdhur djersën e ballit e ropatur gjithë ditën. Ai është në vijën e parë të idealit për Republikën, për të cilën nuk kursen as gjakun e tij.
Ai është ngahera në punë; atë s’mund ta takosh as në kafene dhe as në teatër. Në mbremje, ai paraqitet regullisht në seksionin e tij, pa tualet, pa kollare, pa çizme të llustruara, për t’u rënë në sy atyre që gjenden në tribunë. Ai mbështet me gjithë forcën e tij ndryshimet që pritet të vijnë. Mban veshët ngrehur ndaj armiqve të popullit apo çdo keqbërsi. Ai marshon, me trompetën dhe tamburin më të parë, kur e thërret Atdheu, drejt Vandesë, ushtërisë të Alpeve apo asaj të Veriut”
Pergatiti: Klodi Stralla
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
